I dënuar më parë për vrasje, kapet me shkop bejsbolli dhe…

FOTO ILUSTRUESE


I dënuar më parë për vrasje, kapet me shkop bejsbolli dhe…

12:22 02/04/2021

Policia e Fierit bazuar në informacionet e mara në rrugë policore, por edhe nga informacionet e ardhura nga qytetarët në nr. 112, se me një automjet tip “Benz” qarkullonte një person me armë me vete, organizuan punën duke intensifikuar kontrollet e lëvizshme në qytet dhe me pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit të Fierit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Kastriot” në automjetin tip “Benz” të Sh. K., është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një shkop druri si ata të bejsbollit, në kushtet e armës së ftohtë, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. K., 47 vjeç, banues në Povelçë, Fier, i dënuar më parë për veprat penale “Vrasje”, “Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”./tvklan.al







Të ngjashme