Një 47-vjeçar italian është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ka qenë në i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Pasquale Scalise 47 vjeç kishte ndryshuar emrin në Andrea dhe jetonte në Tiranë në zonën e “Ali Demit”.

Gjykata italiane e ka dënuar 47-vjeçarin me 11 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Mashtrim Financiar” dhe “Mashtrim kompjuterik”.

Pasquale Scalise u arrestua për t’u ekstraduar në Itali.

/tvklan.al