Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, është arrestuar në Vlorë gjatë një aksioni policor. Në pranga ka rënë i dyshuari me iniciale R.K., ndaj të cilit ka urdhër arresti të lëshuar në vitin 2018 nga Gjykata e Breshias në Itali.

Pas informacioneve që policia kishte marrë në rrugë operative, 36-vjeçari nga Fieri u kap në një lokal në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.

Ai akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikun e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim, vepër penale që dënohet deri në 20 vite burgim. /tvklan.al