Një djalë tetëvjeçar është vrarë teksa ai dhe nëna e tij ishin duke pritur trenin që po afrohej në stacionin kryesor të Frankfurtit, Gjermani.

Një burrë  ka shtyrë gruan dhe djalin e saj mbi shina, teksa një tren me shpejtësi të lartë ishte duke ardhur në stacion, njofton policia gjermane.

Nëna arriti të shpëtojë, por vogëlushi u përplas me trenin, duke marrë plagë të rënda dhe nuk mundi të jetonte.

Njerëzit u shokuan, vetëm bërtisnin”, tha një dëshmitar për agjencinë gjermane të lajmeve Hessenschau.

Autori është një 40 vjeçar i cili tentoi të largohej menjëherë nga vendngjarja.

Ai u ndoq nga kalimtarët dhe u arrestua nga policia pranë stacionit.

Policia tha se nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje tragjike, por një zëdhënës ka deklaruar se autori i ngjarjes nuk kishte asnjë njohje me nënën dhe djalin. Lidhur me ngjarjen ka nisur një hetim./tvklan.al