Ky është Lili Dulaj, 40 – vjeçari që mbeti i plagosur në këmbë pasditen e 30 Korrikut, teksa ndodhej në ambientet e ajrimit në burgun e Vaqarrit.

40 – vjeçari aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën përkujdesje mjekësore, në ambientet e spitalit të burgut.

Dy atentatorët, Ergys Kolaveri dhe Enea Ceka kanë ngatërruar shenjestër, duke plagosur 40 – vjeçarin nga Prizreni teksa tentuan të vrisnin Gazmir Dacin për gjakmarrje.

Lili Dulaj jetonte prej disa vitesh në Tiranë, ndërsa në muajn Prill është arrestuar pas denoncimit për dhunë në familje.

40 – vjeçari ishte lënë në burg më 17 Maj të këtij viti, nga Gjykata e Tiranës, nën akuzën për dhunë në familje.

Tv Klan