Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, prej ditësh po lufton me COVID-19. Këtë të mërkurë klubi i Kukësit njofton se trajneri është nisur për një kurim më të specializuar drejt Turqisë, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë. Gjendja shëndetësore e trajnerit u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ka udhëtuar drejt Stambollit.  

Klubi i uron trajnerit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në krye të skuadrës”, njofton klubi.

 Gega ka marrë drejtimin e skuadrës verilindore këtë sezon. Tekniku i njohu u konfirmua i prekur pak ditë më parë dhe ka munguar në stol për disa ndeshje./tvklan.al