Një 35 – vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Fierit, pasi ka mashtruar një 21 – vjeçare duke i thënë se do të martohej, por më pas e shfrytëzoi si prostitutë në Barcelonë.

Ka qenë E.F, banuese në Fier, ajo që ka bërë kallëzim se P.M nëpërmjet mashtrimit për martesë e ka trafikuar dhe shfrytëzuar për prostitucion në qytetin e Barcelonës në Spanjë për një periudhë një vjeçare nga muaji Prill i vitit 2016 deri në muajin Mars të vitit 2017.

Menjëherë pas këtij denoncimi, policia e qytetit të Fierit ka shpallur në kërkim 35 – vjeçarin banues në Elbasan./tvklan.al