Policia e Shkodrës ka arritur të parandalojë një ngjarje që mund të kishte patur pasoja të rënda. Protagonist i saj është një 35 – vjeçar nga fshati Bërdicë, i cili përfundoi në pranga.

Në një njoftim zyrtar, policia sqaron se mes Anton Preçit dhe një 54 – vjeçari me iniciale N.D kishte patur konflikte të vazhdueshme.

Të martën situata përshkallëzoi, pasi 35 – vjeçari Preçi fillimisht i preu rrugën qëllimisht 54 – vjeçarit, në aksin rrugor Shkodër  – Velipojë.

Pas kësaj, Preçi u largua nga vendi i ngjarjes, për të shkuar përpara banesës së N. D. Aty ai qëlloi në ajër me kallashnikov dhe u largua.

Për parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti, policia e Shkodrës ka ndërhyrë dhe pasi është vënë në ndjekje të autorit e ka arrestuar atë.

Në vendin e ngjarjes policia sekuestroi 2 gëzhoja model 56, kalibër 7.62 mm./tvklan.al