I riu i vë zjarrin shtëpisë, përfshihet nga flakët edhe banesa e fqinjit. Disa persona të asfiksuar në Elbasan

Foto ilustruese


I riu i vë zjarrin shtëpisë, përfshihet nga flakët edhe banesa e fqinjit. Disa persona të asfiksuar në Elbasan

17:45 13/01/2021

Një sherr në familje për pak sa nuk përfundoi në tragjedi këtë mërkurë në Elbasan.

Një 25-vjeçar hodhi benzinë në banesën e tij dhe i vuri flakën, pas një sherri që pati me familjarët e tij. Zjarri nuk përfshiu vetëm shtëpinë e tij, por edhe atë të fqinjit.

Gazetari i Tv Klan në qytetin e Elbasanit, Fatos Salliu, thotë se si pasojë e flakëve u asfiksuan disa persona.

Motivet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende, ndërsa policia mësohet se ka arrestuar 25-vjeçarin. Dyshimet janë se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor./tvklan.al






Të ngjashme