I vuri zjarrin makinës, policia në kërkim të 28-vjeçarit

Foto ilustrim



I vuri zjarrin makinës, policia në kërkim të 28-vjeçarit

09:58 13/06/2021

Një 28-vjeçar është vënë në kërkim nga ana e policisë. Dyshohet se i riu është autor i zjarrvënies në një mjet ditën e shtunë në Tiranë. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka patur dëme në njerëz.

“Më datë 12.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit K. H., 28 vjeç, sepse dyshohet si autor i ngjarjes së ditës së djeshme për zjarrvënien e mjetit në pronësi të shtetasit R. Gj., ku ka patur vetëm dëme materiale”.

Pritet që me kapjen e të riut të hidhet dritë mbi rrethanave të plota të ngjarjes./tvklan.al





Të ngjashme