Icardi në kërkim të golit

Icardi në kërkim të golit

18:28 10/02/2019

Inter u rikthye tek fitorja në ndeshjen përballë Parmës, por  Mauro Icardi vijon thatësirën e golit. Pavarësisht përpjekjeve të shumta kapiteni i zikaltërve nuk mundi ta gjente rrugën e rrjetës as në këtë ndeshje.

Icardi ka që nga 15 Dhjetori i vitit 2018 që nuk shënon një gol në Serinë A, përla përballë Udineses ishte e fundit për argjentinasin.

Tashmë që ka 7 ndeshje pa shënuar, ai po kthehet në një shqetësim tepër serioz për Interin pasi skuadra ka nevojë për golat e tij për të arritur objektivat sezonalë.

Mediat italiane raportojnë se e gjitha ka të bëjë me rinovimin e kapitenit. Mes tij dhe klubit ka patur disa mosmarrëveshje dhe akoma nuk është arritur akordi përfundimtar për rinovimin e bashkëpunimit. Shkak duket se janë bërë kërkesat e larta financiare të sulmuesit, edhe pse drejtuesit zikaltër kanë shfaqur gatishmërinë për t’i përmbushur.

Megjithatë Interi mund të gëzohet për rikthimin në formë optimale të Naingolan. Që pas mbërritjes në “San Siro” mesfushori belg ka patur një periudhë më dëmtime të shumta dhe nuk ka arritur të japë më të mirën në fushë.

Klan Plus

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT