Importuesit e karburanteve paralajmërojnë rritje të çmimit të naftës nëse qeveria vendos të rrisë taksën e qarkullimit.

Ata thonë se tregu shqiptar ka barrën më të lartë fiskale në Europë dhe nuk mund të përballojë një tjetër rritje të çmimit që do të dëmtonte jo vetëm importuesit, por edhe konsumatorët.