Presidenti i Republikës Ilir Meta ka komentuar incidentin e paradites së sotme në Fier, ku anëtarë të LSI u konfliktuan me policinë bashkiake pasi kërkonte që të hiqeshin banderolat e kësaj force politike.

Në një konferencë shtypi, Presidenti tha se kërkesa për të hequr banderolat e LSI është provokim nga kryesocialisti Edi Rama, i cili sot do të zhvillojë takim elektoral në Fier.

“I thuaj zotit Ruci që jo vetëm i hoqëm ato banderolat e LSI që të mos shqetësohet kryerilindasi, por na ka thënë Presidenti i Republikës që t’i japi dhe ca postera kryerilindasit që të kënaqet ai. Provokator i ndyrë që kërkon të prishë zgjedhjet ditën e dielë. Ky është problemi. E bëjnë që të dalin militantët tuaj aty e të bëhet sherr i madh dhe të krijohet ideja sikur LSI me porosi të Presidentit prish mitingun e PS”.  /tvklan.al