Pas incidentit në Parlament, Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook duke i kthyer përgjigje deputetit Edi Paloka që i hodhi bojë.

Rama thotë se ditën e sotme që votohej në Parlament protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, opozita e ktheu në

“ditën e mavrisë me bojë”.

Kryeministri shprehet se këto veprime të opozitës nuk e lodhin, por përkudrazi, ai thotë se nuk do ta ndihmojnë dot që të bëhet shumicë në Parlament.

“Mjaftoi një palo shqiptar bashkë me të zotin për ta bërë këtë të sotmen ditën e mavrisë me bojë. Për fatin më të keq kjo u bë dita e budallait më shembullor. Kjo ishte dita e kremtimit të gjuhës amtare të gjithë atyre për ta çuar gjuhën tonë deri në parlamentin e Maqedonisë, mirëpo u bë dita e gjuhës së dhunshme. Sot një katran e bojë i vuri vulën me krenari një shfaqje turpëruese. Ata s’e kanë me mua. Ata e kanë me ju. Unë jam vetëm pengesa mes tyre dhe jush. Kjo është dhe arsyeja që durimi s’më humbet por veç më kalitet. Këta janë të zhurmshëm dhe të lodhshëm, këta do të mbeten një pakicë që shumicë dot nuk bëhen. Ja pse nuk është punë grushtash, po është më e thellë”

, ka deklaruar Kryeministri Edi Rama.

/tvklan.al