Ofruesi global i shërbimit të pagesave akuzohet për shkelje të ligjit dhe ruajtjen e të dhënave të klientëve

Banka Qendrore e Indisë ka ndaluar “Mastercard” që të shpërndajë për klientët për një kohë të pacaktuar. Vendimi vjen pasi  banka e akuzon për shkelje të ligjit si dhe për ruajtjen e të dhënave të klientëve.

Sipas deklaratës së bërë nga autoritetet e Bankës Qendrore thuhet se “Mastercard” nuk i plotëson rregullat për të ruajtur të dhënat e klientëve vendas. “Mastercard” nuk ishte në përputhje me rregullat që kërkojnë rrjetet e kartave të huaja për të ruajtur të dhëna për pagesat indiane ekskluzivisht në Indi.

Nuk ka pasur asnjë përgjigje nga ofruesi global i shërbimit të pagesave. “Mastercard” do të ndalohet të lëshojë karta debiti, krediti ose parapagimi për klientët në Indi nga 22 Korriku.

Vendimi i Bankës Rezervë nuk do të ketë ndonjë ndikim në klientët ekzistues të “Mastercard”. Banka Qendrore ka deklaruar se ofruesi i shërbimit të pagesave kishte shkelur një urdhër të vitit 2018 për të dhënat e pagesave për t’u ruajtur në Indi. 

Vitin e kaluar, “Mastercard” përbënte 33% të të gjitha pagesave të kartave në Indi. Në 2019, firma njoftoi një investim prej një miliard dollarësh për pesë vite si pjesë e planeve të saj të zgjerimit në Indi.

Klan News