Një yll i mediave sociale ka vdekur pasi ra nga një ujëvarë ndërsa përpiqej të bënte një selfie për ta ndarë me 6,000 ndjekësit e saj në Instagram.

Sofia Cheung, 32 vjeç ra nga një lartësi prej 16 metra në rrjedhën Tsing Dai pranë Yuen Long, Hong Kong të shtunën. Ajo e kishte kaluar ditën me tre miq në parkun natyror Ha Pak Lai para se të ndodhte tragjedia.

Sofia e cila pëlqente shëtitjen, kajakun, eksplorimin, aktivitetet në natyrë dhe fotografinë si pasionet e saj, u ngjit në majë të ujëvarës për të bërë fotot por ajo humbi ekuilibrin dhe ra në ujë.

Miqtë e saj menjëherë thirrën shërbimet e urgjencës dhe ndihmësmjekët ishin në gjendje ta çonin Sofjen në një spital në Hong Kong, por ajo u shpall e vdekur tragjikisht kur mbërriti.

Fotoja e fundit e shpërndarë nga llogaria e saj me 6,314 ndjekësit e saj, ishte publikuar më 9 Korrik dhe që atëherë është mbushur me mesazhe prekëse për vdekjen e saj. /tvklan.al