IBRAHIMAJ: Inflacioni mesatar për 8-mujorin është  6.1%. Sejko: Parashikimet tregojnë për një stabilizim në 2024

Rritja e çmimeve ka vijuar edhe për muajin Shtator, por me ritme më të ngadalta. Sipas INSTAT inflacioni për Shtatorin është 8.1%, ndërsa në Gusht ishte 8%. Por në krahasim me muajt e mëparshëm rritja është më e ndjeshme, pasi është gati dyfishuar, duke patur parasysh që në Janar të këtij vitit, inflacioni ishte 3,7%.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, tha se pavarësisht një inflacioni në rritje, vendi ynë ka nivelin më të ulët në rajon.

Delina Ibrahimaj: Inflacioni në Shqipëri, në ekonominë tonë, krahasuar me vende të tjera të rajonit, apo edhe me mesataren e BE-së ka qenë ndjeshëm më i ulët. Inflacioni mesatar në periudhën Janar- Gusht, ka qenë 6.1% prandaj sa i përket rritjes ekonomike për vitin 2022, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ka parashikuar ta rrisë për lart projeksionin në 3.7% nga 3.2% që parashikohej në fillim të luftës.

Sipas Guvernatorit të bankës së Shqipërisë Gent Sjeko, inflacioni i lartë ka sjell vështirësi për ekonominë dhe pritet të sjell edhe në muajit e ardhshëm.

Gent Sejko: Projeksionet tona tepër të ardhmen sugjerojnë se inflacioni do mbetet në nivele  të larta  edhe gjatë dy tre mujorëve në vijim. Më tej stabilizimi i çmimeve në tregjet e huaja dhe normalizimi  i   politikës monetare do të induktojnë një reduktim progresiv të inflacionit deri në kthimin e tij në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024.

Sipas publikimit të INSTAT rritjen më të madhe të çmimeve për muajin Shtator ndryshe nga muajit e mëparshëm që e zinin ushqimet dhe transporti, e kanë patur grupi “Veshje dhe këpucë” që u rritën me 2,1%, pasuar nga grupet “Shërbimi arsimor” me 1,6 %,  më pas renditet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1 %. Rritja e çmimeve në këto grupe lidhet edhe me nisjen e shkollave dhe buxhetet familajre janë fokusuar në këto blerje.

Inflacioni për vitin 2022

Janar                     3,7 %

Shkurt                   3,9 %

Mars                      5,7 %

Prill                         6,2 %

Maj                        6,7 %

Qershor               7,4%

Korrik                  7,5 %

Gusht                  8,0%

Shtator                8,1 %

Klan News