Bullgaria i ka vënë veton Maqedonisë së Veriut në lidhje me mbajtjen e Konferencës së Parë Nderqeveritare me BE-në. Vendimi është njoftuar këtë të martë në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg nga ana e zëvendës ministrit të Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Rumen Alexandrov.

Mirëpo pavarësisht deklaratës zyrtare të Ministrisë së Jashtme bullgare të publikuar disa minuta më parë, Maqedonia e Veriut duket se nuk i ka humbur shpresat.

Sipas ministrit të Jashtëm maqedonas, Bujar Osmani ka edhe një mundësi për të filluar bisedimet e anëtarësimit në Samitin e lidereve evropianë që mbahet në Bruksel më 24 dhe 25 Qershor

Sipas Osmanit, kjo mundësi ka të bëjë me kushtet në të cilën po funksionon aktualisht qeveria bullgare ku është në funksion qeveria teknike dhe vetëm presidenti i shtetit, Rumen Radev, ka një mandat politik gjithëpërfshirës dhe mundësi për të tërhequr veton të enjten.

Bullgaria ka shprehur në takimin e sotëm të ministrave të Jashtëm gatishmërinë për të pasur një dialog konstruktiv me presidencën e ardhshme sllovene të Këshillit të BE për gjetjen e një zgjedhje të pranueshme me Maqedoninë.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm, Alexandrov vlerësoi arritjet e Shqipërisë në procesin e reformës dhe riafirmoi mbështetjen për miratimin e kornizës negociuese me këtë shtet./tvklan.al