Inter mendon për sezonin e ardhshëm, cilat janë planet e zikaltërve

Inter mendon për sezonin e ardhshëm, cilat janë planet e zikaltërve

22:00 28/03/2020

Teksa të gjithë presin rinisjen e kampionatit, te Interi ka nisur puna për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm. Zikaltërit pritet të jenë ekipi më aktiv në merkaton hyrëse dhe dalëse. Lautaro Martinez është ai që intrigon planet. Argjentinasi ka shkëlqyer në gjysmën e parë të këtij sezoni, duke tërhequr vëmendjen e klubeve më elitare europiane.

Barcelona shihet si skuadra më e interesuar për të siguruar shërbimet e tij, madje mediat spanjolle zbulojnë se 22-vjeçari ka dhënë miratimin për të kaluar në “Camp Nou”. Në këtë pikë pritet vetëm që dy skuadrat të gjejnë marrëveshjen ekonomike. 110 milionë Euro është shifra që kërkon Inter për ish-sulmuesin e Racing për të cilin, në verën e vitit 2018 pagoi 25 milionë Euro.

Sa i përket merkatos në hyrje, trajneri Antonio Conte ka dhënë miratimin për zgjatjen e kontratës me dy futbollistët e ardhur nga Premier League angleze. Bëhet fjalë për Ashly Yang për të cilin ëshë vënë në tryezë kontratë 1-vjeçare.

Ndërkohë, Inter është gati të paguajë në arkat e Chelsea shifrën prej 12 milionë Euro për blerjen përfundimtare të Viktor Moses. Nigeriani i ardhur në formulën e huazimit në merkaton e Janarit ka bindur italianët që tashmë kanë nisur ta ndërtojnë ekipin e sezonit të ardhshëm rreth tij.

Klan Plus

Të ngjashme

Grupi

Kallezo