Sanchez mposht Parmën, titulli më pranë zikaltërve

Pa shkëlqim dhe duke luajtur ndoshta ndeshjen më të keqe të këtij sezoni!

Inter nuk shpërdoron dhuratën e Udineses dhe nis arratinë drejt titullit të Seria A italiane.

Zikaltërit morën maksimumin në Tardini për ta dërguar në plus 6 pikë distancën me ndjekësit e Milanit dhe +10 nga Juventusi që ka dhe një takim për të rikuperuar.

Alexis Sanchez ishte autor i të dy golave në fitoren që Inter mori 2-1 përballë Parmës, në takimin mbyllës së javës së 25-të të Seria A.

Kiliani humbi nga vëmendja e mbrojtjes vendase për të shënuar golin e avantazhit për zikaltërit.

Sërish dyshja Sanchez-Lukaku ishte protagoniste tek goli i dytë, me futbollistin amerikano-latin që e kishte një lojë fëmijësh golin për 2-0. Goli i Hernanit shkaktoi alarm te Inter, por pa rrezikuar suksesin zikaltër.

“Nuk ishte një lojë e shëmtuar. Kishim mundësitë tona për të shënuar edhe gola të tjerë. Jemi në pozita të mira në kampionat, por nuk duhet të nënvlerësojmë kundërshtarët. Hapat nga sezoni i shkuar kanë qënë galopant. Kjo më gëzon më shumë“, tha trajneri i Interit.

Një mini-arratisje kjo për Interin, pasi kur kanë mbetur edhe 39 pikë në lojë, zikaltërit e Conte shohin nga lart rivalët.

Ndeshja e së hënës ndaj Atalantës do të jetë mëse vendimtare për rrugëtimin drejt titullit. 

Klan News