Opinion-Gjeneral Agim Çeku, kryeministër i Kosovës që prej disa muajsh në një moment delikat të saj duket disi ndryshe me veshjen civile. Që prej moshës 14-vjeçare uniforma ushtarake ka qenë pjesë e jetës së tij. 32 vite të tensionuara që kanë shënjuar jetën e tij. I veshur me kostumin blu të kryeministrit, ai ka hyrë në zyrën e shefit të qeverisë në një moment mjaft delikat. Në Vjenë po zhvillohen negociata me serbët dhe Kosova duhet të fitojë brenda vitit statusin final të saj, një status që do ta çojë drejt një ëndrre shekullore, asaj të pavarësisë. Pavarësisë që u mohua më 1921-shin dhe që kërkoi kaq mund she sakrifica të brezave të tërë. Vetë jeta e Çekut e reflekton këtë, kur nëna i ka vdekur më 1992 ai nuk ka qenë në Kosovë dhe lajmin e ka marrë kohë më vonë. Babanë ma kanë vrarë serbët në Maj të vitit 1999 si miliona kosovarë të tjerë. Edhe ai e ka ëndërruar pavarësinë dhe fati e ka vënë atë në krye të qeverisë në një moment të tillë.

 Në një intervistë për emisionin “Opinion” Agim Çeku rrëfen jetën dhe karrierën e tij.

“Unë kam lindur në fshatin Qyshk të komunës së Pejës më 1960. Jam fëmija i madh nga nëntë fëmijëve. Pas përfundimit të shkollës 8-vjeçare vazhdova shkollën ushtarake, ishte rastësore zgjedhja e shkollës ushtarake. Kur nisa shkollën në Serbi ende nuk ishin shfaqur kontradiktat e mëdha mes dy vendeve. Nëna ime ka vdekur më 1992 ai nuk kam qenë në Kosovë dhe lajmin e kam marrë rreth 3 muaj më vonë. Babanë ma kanë vrarë serbët në Maj të vitit 1999 si miliona kosovarë të tjerë.  Në Kroci kam pasur një karrierë të mirë ushtarake dhe kam qenë i privilegjuar dhe kam punuar në detyra të larta. Kam pasur statuse të mira, por nuk kam qenë i kënaqur. Në vitin 1998 kam qenë për herë të parë në Shqipëri dhe ka qenë shumë emocionuese për mua. Për ne ka qenë ëndërr Shqipëria”, tha Çeku./tvklan.al

I ftuar: Agim Çeku