Me një pamje të veçantë që më shumë i ngjanë personazheve të fillimshekullit të kaluar se sa një ministri të jashtëm evropian të shekullit XXI, Vuk Draskovic është padyshim politikani më i njohur dhe më i diskutuar në Serbi. Një përzierje e antikomunistit me nacionalistin e ashpër, e shkrimtarit dhe gazetarit shpesh kontradiktor.  Por pavarësisht këtyre, ikjeve dhe ardhjeve të tij që kanë lënë gojëhapur gjithë komentatorët politikë në botë Draskovic 

 Ka arritur të bashkojë gjithë konsideratat rreth tij në një pikë të vetme, që është mjeshtër i mbijetesës, ose i vetmi njeri që ka arritur të mbijetojë në politikën e Beogradidit që nga vitit 1990 e deri më sot që mban postin e ministrit të Jashtëm të Serbisë dhe Malit të Zi. Jeta e tij i ngjan shumë intelektualëve të tjerë të Serbisë, por edhe të Ballkanit.

Më 1990 ai themeloi Partinë e Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe dhe u shndërrua në kundërshtarin e ashpër të Milloshevic duke organizuar manifestime kundër tij. Ai u bë simbol i partive opozitare demokratike dhe angazhimi kundër Milloshevic i kushtoi jo pak pasi u burgos dy herë. Pas lirimit ai pranoi të bashkëpunonte me Milloshevicin dhe u bë zëvendëskryeministër. Më 1999 pas mbylljes së një gazete ai protestoi dhe iu bënë atentate mafioze. Milloshevic po ashtu urdhëroi shërbimet sekrete që ta ekzekutonin, por ai shpëtoi me disa plagë ndërkohë që 4 shoqëruesit e tij mbetën të vdekur.

Mbrëmjen e sotme ai dha një intervistë për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu nga ku tregoi më tepër detaje rreth karrierës së tij dhe angazhimit në politikë./tvklan.al