Së fundmi ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump ka bërë një intervistë ndryshe nga herët e tjera. Ai është intervistuar nga një 11-vjeçare e cila është vajza e biznesmenit Adam Weitsman për një projekt të shkollës për të mësuar më shumë rreth politikës.

Ndryshe nga herët e tjera, kjo intervistë është zhvilluar në bordin e një avioni privat të babait të vajzës në Gulfstream.

11-vjeçarja Clover Weitsman ndër të tjera ka pyetur se çfarë këshille do i jepte babait të saj për rritjen e vajzave të tij, dhe Trump nuk ka ngurruar të përgjigjet: Unë kam pesë fëmijë. Që nga dita që ata ishin aq të rritur sa të kuptonin, unë ju thashë jo drogë, as alkool, as cigare. Dhe unë jua thoja këtë gjatë gjithë kohës. /tvklan.al