Një gjykatë irakene dënoi këtë të hënë me burgim të përjetshëm një burrë francez dhe një grua gjermane pasi janë gjetur fajtorë për lidhje me Shtetin Islamik. Dënimi u dha në Gjykatën Qëndrore Penale të Irakut.

Sipas gjykatësit, ka prova të mjaftueshme që francezi Lahcen Ammar Gueboudj 55 vjeç dhe gruaja gjermane Nadia Rainer Hermann 22 vjeç do të bashkoheshin me grupin militant të ISIS.

22-vjeçarja ishte dënuar më parë me 1 vit burgim për hyrje ilegale në Irak. Dënimet e dhëna mund të apelohen. Të pranishëm në seancë ishin edhe stafet nga ambasadat përkatëse.

/tvklan.al