Irani ka raportuar të mërkurën një numër rekord vdekjesh nga koronavirusi. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se Irani tashmë është duke luftuar me “valën e tretë” të shpërthimit të virusit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, në një konferencë për mediat tha se 239 persona me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit, dhe tashmë numri i viktimave ka shkuar në 27,658.

Ndërkohë rastet e konfirmuara në 24 orët e fundit janë 4,019 duke e çuar numrin e përgjithshëm në 483,844. Irani, një nga vendet më të goditura në Lindjen e Mesme, ka parë një rritje të infeksioneve të reja në javët e fundit.

27 nga 31 provincat e vendit konsiderohen të jenë zona “të kuqe” ku infeksionet janë në rritje, dhe  situata në kryeqytetin Teheran dhe rrethinat e tij është përshkruar si “kritike”.

Zëvendës Ministri i Shëndetësisë tha të martën se spitalet e Teheranit po trajtonin 5,800 pacientë, ku  948 prej të cilëve ishin në njësitë e kujdesit intensiv./tvklan.al