Irlanda do të bëhet vendi i parë në botë që nuk do i investojë më paratë publike në lëndët e djegshme.

Parlamenti irlandez miratoi legjislacionin historik në një votim 90 me 53 në favor të lënies mënjanë të qymyrit, naftës dhe gazit nga Fondi Strategjik i Investimeve në Irlandë 8bn euro.

 Projekt-ligji, i paraqitur nga deputeti Thomas Pringle, ka gjasa të shndërrohet në ligj në muajt e ardhshëm pasi të shqyrtohet nga komiteti financiar.

 “Ky parim i financimit etik është një simbol për këto korporata globale se manipulimi i tyre i vazhdueshëm i shkencës klimatike, mohimi i ekzistencës së ndryshimeve klimatike dhe praktikat e tyre polemike të lobimit të politikanëve nëpër botë, nuk do tolerohen më,” tha Pringle.

 “Ne nuk mund t’i pranojmë veprimet e tyre, ndërsa miliona njerëz të varfër në vendet e pazhvilluara mbajnë barrën e forcave të ndryshimit të klimës, ndërkohë që përjetojnë urinë, emigrimin masiv dhe trazirat civile.”

 Pasi të miratohet, ligji do të detyrojë Fondin e Investimeve Strategjike të Irlandës, të shesë investimet e saj në industrinë fosile të karburantit, përgjatë 5 viteve të ardhshme./tvklan.al