Pas Beratit dhe Gjirokastrës, ish-kryeministri italian Romano Prodi, ka vizituar qytetin e Durrësit, ku fillimisht ka zhvilluar një takim me autoritetet lokale. Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, e falënderoj ish-kryeministrin italian për ndihmën që ai ka dhënë në vitin e vështir 1997. Prodi ka deklaruar se kjo është një vizitë miqësore për të njohur sa më mirë Shqipërinë dhe atë çka ofron vendi ynë.

Ish-kreu i Komisionit Europian, vizitoi më pas edhe Amfiteatrin e qytetit, ku u shpreh, se në këtë kuadër Durrësi paraqet një interes shumë të veçantë jo vetëm nga pikëpamja historike por edhe në perspektivën e zhvillimit ekonomik.

Romano Prodi: “Kur vija më parë në vizita zyrtare kufizohesha vetëm në takime në qeveri, apo parlament, ndërkohë që këtë herë kam dëshirë të njihem me gjithçka në vendin tuaj”.

Një ditë më parë ish-kryeministri italian u vlerësua me titullin “Qytetar Nderi” nga autoritet lokale të bashkisë së Gjirokastrës, lidhur me kontributin e tij për Shqipërinë nga shqiptarët./tvklan.al

Gazetare: Enkelejda Arapi

Montazh: Vilma Halilaj