Ish-Miss Universi për adoleshente, Lotte van der Zee, ka ndërruar jetë në moshën 20-vjeçare pas një ataku në zemër.

“The Independent” raporton se prindërit e saj Bert dhe Eugeniek morën vendimin e vështirë për ta shkëputur nga aparaturat pasi e reja qëndroi për dy javë në koma dhe mjekët u thanë se organet e saj nuk funksiononin.

Një ditë para datëlindjes së saj, Lotte van der Zee kishte pësuar një atak në zemër gjatë kohës që ishte me pushime në një resort skish në Austri.

Natën para se të pësonte atakun, e reja ishte ankuar për dhimbje në gjoks teksa festonte me shoqërinë. Të nesërmen, prindërit e gjetën në dhomën e saj pa ndjenja.

20-vjeçarja u dërgua në një spital lokal afër fshatit Westendorf para se të transferohej në një tjetër spital më të madh në Gjermani, ku edhe humbi jetën. /tvklan.al