Ish-Presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont mund të ekstradohet në Spanjë, ka vendosur një gjykatë në Gjermani.

Puigdemont u largua drejt Belgjikës, disa ditë pas dështimit të deklarimit të pavarësisë së Katalonjës nga Spanja në muajin Tetor dhe është arrestuar më pas në Gjermani.

Gjykata gjermane ka miratuar ekstradimin e tij për t’u përballur me akuzat spanjolle për keqpërdorim të fondeve publike, por jo edhe për akuzën për rebelim.

Prokurorët gjermanë do të duhet të vendosin tani nëse do ta dorëzojnë atë tek autoritetet spanjolle.

Deri tani ata kanë dhënë shenja se mund ta ekstradojnë. Puigdemont pati deklaruar më herët: “Ne do të luftojmë deri në fund dhe do të fitojmë”!

Ai e ka përshkruar vendimin e gjykatës për të mos miratuar kërkesën për rebelim, si fitore, duke thënë se ai ka “mposhtuar gënjeshtrën” më të madhe të shtetit spanjoll./REL