Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm. Policia e Tiranës bën me dije se 50-vjeçari me iniciale K.B. ka qenë duke punuar dhe është rrëzuar nga lartësia.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Valias rreth orës 09:15 dhe mësohet se 50-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes./tvklan.al