Një shqiptar në Itali ka ndërruar jetë në spital 4 ditë pasi u përplas në rrugë nga një makinë. Mediat italiane shkruajnë se viktima është një 64-vjeçar, i cili po udhëtonte me biçikletë kur u përplas nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur më 6 Gusht në Ferrari, në zonën e Vigentino. Shqiptari u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por ndërroi jetë pas disa ditësh. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit që përplasi 64-vjeçarin me biçikletë ishte larguar nga vendngjarja.

Ai është shpallur në kërkim nga policia. Autoritetet lokale analizuan pamjet e kamerave të sigurisë në zonë si dhe morën dëshminë e disa personave që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes. Identiteti i shqiptarit që humbi jetën nuk është bërë me dije.

/tvklan.al