Kualifikohet në fazën tjetër të Europianit edhe Uellsi

Italia e mbylli me të gjitha fitore dhe në krye të Grupit A në këtë Europian. Skuadra e Mancini mundi edhe Uellsin me rezultatin 1-0 të dielën në Romë, duke shkuar kështu në 30 ndeshje pa humbje dhe barazuar një rekord më shumë se 80 vjeçar. Goli që vendosi takimin u shënua nga Pessina në pjesën e parë.

Italia në këtë sfidë luajti me 8 ndryshime nga ndeshja e kaluar, si asnjëherë tjetër në finalet e një turneu, duke treguar se ka një stol cilësor. Pavarësisht disfatës Uellsi u kualifikua në fazën tjetër falë golavarazhit më të mirë.

Zvicra mundi Turqinë me rezultatin 3-1 në sfidën e luajtur në Baku. Dy nga golat u realizuan nga Shaqiri, i cili bëhet shënuesi më i mirë i përfaqësueses zvicerane në finalet e turneve ndërkombëtarë.

Ky ishte i shtati mes Europianit dhe Botërorit. Zvicra duhet të presë fundin e fazës së grupeve për të parë nëse do të jetë mes vendeve të treta më të mira që do të vijojnë garën në këtë Europian.

Tv Klan