Përmbytje masive në Australi e Kinë

Lumi Tiber që përshkon mes për mes Romën ka gjurmë të forta tharjeje ashtu si një pjesë e mirë e lumenjve të Italisë nga jugu në veri. I nxehti rekord me origjinë nga Afrika që ka pushtuar jo vetëm këtë vend, por gjithë Europën, e ka vënë Italinë në alarm prej thatësirës.

Krahas Romës, të paktën 20 qytete kanë shpallur gjendjen e emergjencës, teksa pritet që e njëjta situatë të jetë edhe gjatë javës në vijim. Autoritetet lokale në Verona vendosën të kufizime drastike të konsumit të ujit të rubinetave. Për disa ditë nuk lejohet përdorimi sistemit të ujësjellësit për aktivitete si lavazhe apo pishina. Gjobat shkojnë deri 500 Euro për shkelësit.

Teksa hemisfera veriore përvëlohet nga vapa, vjeshta ka sjellë reshje të dendura na Australi. Pamjet tregojnë përmbytjet masive në periferitë e Sidnejt, ku ekipet e emergjencës kanë evakuuar mijëra banorë. Përmbytje tragjike edhe në jug të Kinës, të gjitha këto fenomene ekstreme të lidhura me ngrohjen globale.

Tv Klan