Moti i keq godet veriun, paralizohet transporti

Moti i keq ka goditur të gjithë Italinë vetëm pak ditë para Krishtlindjes. Një person humbi jetën në Friuli. Ai po udhëtonte me makinë kur rrymat e forta të lumit të fryrë, e kanë marrë me vete. Niveli i ujit në Venecia ka arritur në 120 centimetra, teksa autoritet i druhen një përmbytje masive. Moti i keq ka paralizuar jo vetëm qytetin, por edhe rrethinat e tij. Shumë rrugë janë të bllokuara duke paralizuar transportin publik.

Këto pamje vijnë nga rajoni i Ligurias, në të cilin dje u dha alarmi i tretë i kuq në më pak se dy muaj. Disa lumenj kanë dalë nga shtati duke shkaktuar përmbytje të shumta.

Autoritet kanë nisur evakuimin e familjeve në zonat më të prekura nga moti i keq, por të dhënat zyrtare flasin për qindra të tjera të mbetura të izoluara.

Deri tani forcat zjarrfikëse kanë kryer 200 operacione ne ndihmë të qytetarëve teksa rajonet me të prekur, përveç Ligurias, janë Lombardia, Piemonte dhe Toscana.

Tv Klan