bima e reNjë javë më parë një nga ish drejtuesit e lartë të policisë së shtetit paralajmëroi për mbjelljen e një bime të re në Lazarat. E në fakt në mundëm të sigurojmë foto nga bima e re e cila prej disa ditësh është mbjellë në Lazarat. Ështe një bimë e re, e papërdorur më parë. Rritet pak, dhe piqet brenda 45 ditësh. Mendohet se prodhimi i saj është disa herë më i madh se Kanabis Sativa e përdorur më parë, e cila është qartësisht e evidentueshme nga madhësia. Në këtë foto shikohen qartë edhe parcelat e mbledhja me kanabis.

Ish drejtori i policisë së Shkodrës Aleks Hajdari, thotë se nuk shikon asnjë ndryshim në punën që po bëhet nga policia për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe për këtë ai i referohet mundësisë së një strategjie gjithë përfshirëse.

Ish funksionari  i policisë së shtetit pohon se rasti i tentativës së trafikut të drogës në Divjakë e bënë evident mundësinë e këtij trafiku edhe nëpërmjet linjave ajërore nga Shqiperia.

Tv Klan