Redona ka qenë konkurrentja e Love Story e cila ka pasur një tjetër takim me Saimirin këtë javë.

Këtë herë ata kishin zgjedhur që të bënin xhiro me biçikletë dhe më pas një piknik buzë liqenit.

Dyshja kanë diskutuar për tema të ndryshme dhe natyrisht që nuk mund të mungonin bisedat për emisionin.

Saimiri: Mirë se erdhe bukuroshe!

Redona: Mirë se të gjeta!

Saimiri: Tani ti kokteil më bëre, pasta po, unë sot të kam bërë një çaj!

Redona: Është i mirë, është i ngrohtë, si ti. Unë bëj diçka për ty, por nuk shikoj një gjë nga ana jote.

Saimiri: Çfarë do ti të shikosh nga ana ime?

Redona: Nuk është se unë dua t’i them gjërat, veprimet i bën ti edhe ti do bësh atë që të ndjen zemra.

Saimiri: Si e mendon Redona sjelljen time?

Redona: Nuk dua që të ndryshosh. Mua më intereson kështu siç je, se përndryshe nuk do isha këtu, po mos të më pëlqente sjellja jote. Më pëlqen kështu siç je, si brenda si jashtë!

Saimiri: Dua të të jap atë kohën e duhur që ti të krijosh atë besimin dhe të ndihesh më mirë, që edhe unë ta njoh Redonën.

Redona: Unë jam një njeri që mendoj, nuk bëj gjithmonë atë çfarë më thotë zemra sepse janë 50% zemra dhe 50% truri.

Saimiri: Po truri çfarë të thotë për mua?

Redona: Nuk i thotë të gjitha! Po ti, dëgjon më shumë trurin apo zemrën?

Saimiri: Unë jam njeri që i logjikoj gjërat deri diku, por nëse është ai emocioni i fortë që ti ndjen për dikë, mendoj që truri del nga funksioni.

Redona: Çdo gjë që kam bërë me ty deri sot, e kam bërë me zemër dhe gjithë këto thashethemet që kanë ardhur nuk kam dashur t’i besoj.

Saimiri: Më vjen mirë që je njeri që nuk influencohesh kollaj dhe i rri mendimit tënd deri në fund.

Redona: Diçka tjetër që s’më pëlqen është ‘sikur ne do fitojmë’. Si do fitojmë, çfarë do fitojmë, unë s’jam këtu për një trofe, ti je njeri, ke një zemër.

Saimiri: Është një gjë më e madhe se një trofe?

Redona: Po pra! Dhe është ajo që kërkoj unë. Kam kohë që nuk i jap biçikletës, por njëherë e mëson, nuk harrohet.

Saimiri: Kur kam qenë i vogël, kam qenë i sëmurë pas biçikletave. Kisha të rreshtuara nja 10 biçikleta se doja t’i kisha të gjitha ngjyrat.

Redona: E kam dashur gjithmonë ta provoj si rrihet vetëm, dhe po e përjetoj mirë.

Saimiri: Do bëjmë një piknik të vogël këtu.

Redona: U bëmë telef!

Saimiri: Se mu lodh goca me biçiklet…

Redona: Goca? Nusja, jo goca! Është diçka që e ëndërroja por nuk e dija nëse do realizohej./tvklan.al