Sinoptikanët: Temperaturat do të zbresin deri -11 gradë

Muaji janar pritet të jetë i acartë në shumë zona të vendit. Sinoptikanët thonë se temperaturat në ditët në vijim do të zbresin deri në -11 gradë celsius

Janari ka hyrë me diell por i ftohtë. Sinoptikanët parashikojnë se fundjava do të sjell rritje të lehtë të temperaturave por edhe reshje dëbore në disa zona të Shqipërisë.

Por ditët në vijim do të jenë të acarta. Temperaturat do të bien ndjeshëm.

Do të kemi plot ditë të ftohta, temperaturat do të zbresin deri në -11 gradë”.

I gjitha muaji janar parashikohet të jetë shumë i ftohtë por me pak reshje të cilat do të jenë kryesisht në formën e dëborës.

Tv Klan