Java që vendosi rekordin e viktimave nga Covid



Java që vendosi rekordin e viktimave nga Covid

15:36 21/02/2021

98 humbje jete dhe rreth 6 mijë të infektuar të rinj

Në shifrat e raportuara çdo ditë nga Ministria e Shëndetësisë, java e tretë e shkurtit tregon një ulje të infektimeve ditore, por një rritje të numrit të personave që humbën jetën nga Covid -19. Gjatë periudhës 15 deri 20 shkurt u shënuan 98 viktima, ndërkohë që në javën e parë dhe të dytë të shkurtit pati përkatësisht  66 dhe 83 fatalitete.

Numri më i lartë i viktimave u shënua të premten e 19 Shkurtit. 19 persona u dorëzuan përballë virusit Sars Cov 2, shifra më e lartë kjo nga nisja e pandemisë, e që nuk përsëritej prej muajit Nëntor.

Infektimet ditore në javën e tretë të Shkurtit ishin po ashtu të larta, por më një rënie të lehtë krahasuar me 2 javët e para. Përkatësisht në datat 15–20 shkurt pati 5987 infektime të reja, ndërsa në periudhën 1-6 shkurt 6085 dhe 8 deri 13 shkurt 6651 infektime ditore.

Me shqetësim shihet edhe numri i personave që kërkojnë trajtim mjekësor, duke çuar në ezaurimin e kapaciteteve spitalore. Aktualisht anë mbi 600 pacientë të shtruar në të gjitha spitalet Covid. Sipas ekspertëve, përhapja e virusit në masë, duke përfshirë edhe moshat e reja, mund të jetë rezultat i variantëve të reja të Covid që dyshohet se qarkullojnë në Shqipëri.

Tv Klan







Të ngjashme