Për të pestën javë radhazi, të ashtuquajturit “jelekë të verdhë”mbushën rrugët e Parisit, në protestën e nisur si revoltë kundër çmimit të karburantit, por e kthyer në një manifestim popullor kundër regjimit të ashpër të tarifave dhe shtrenjtimit të jetesës.

“U bënë 40 vjet që president pas presidenti, zgjedhje pas zgjedhjeje, tradhëtitë, gënjeshtrat dhe braktisjet ndjekin njëra-tjetrën. Po zoti president, ne jemi të rraskapitur, po jemi të mbushur me zemërim”.

Ndryshe nga javët e kaluara, këtë të shtunë protestuesit ishin më të qetë e më të paktë në numër, ndërsa kryeqyteti Francës ishte i pushtuar nga forcat e policisë. Mbi 1 mijë agjentë blinduan Parisin, rreth 90 mijë u vendosën në të gjithë vendin. Megjithatë tensionet nuk munguan.

Vëmendje të veçantë të kamerave morën disa vajza të veshura si Mariana, simboli i lirisë dhe formimit të Republikës në Francë. Tërheqja dhe vendimi i presidentit Emmanuel Macron për rritje të pagës minimale dhe anulimin e disa taksave për pensionistët, duket se e ka zbutur inatin e ‘jelekëve të verdhë’. Megjithatë ata ndihen të tradhëtuar nga shefi i Elysee dhe vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e tij.

Protestat në Francë, kanë frymëzuar tubime të shumta popullore në mbarë Europën e deri në Izrael, ku ‘jelekët e verdhë’ pushtuan rrugët e Tel Avivit në kundërshtim të taksave dhe çmimeve të larta.

Tv Klan