Ditën e sotme, Partia Socialiste ka prezantuar finalistët që kanë dalë përmes platformës “Deputeti që Duam”. Kreu i qeverisë pasi dëgjoi një prej finalisteve i kërkoi t’i thoshte defektin më të madh që sheh tek ai.

“Thuaje troç”, i tha kryeministri dhe kandidatja ia ktheu duke i thënë: Jeni pak arrogant.

Kreu i qeverisë tha se këtë gjë ia thonë shumë njerëz. Megjithatë ai sqaroi se duket kështu në sytë e njerëzve për shkak të drejtpërdrejtësisë dhe këmbënguljes që ka për të mbrojtur bindjet e veta.

“E the butë, e di që shumë njerëz e thonë këtë gjë. Mbase jam. Unë e di që ajo mua më etiketohet si arrogancë. Është drejtpërdrejtësia, e folura troç dhe mbrojtja me shumë këmbëngulje e bindjeve të mia. Ndonjëherë me tepri. Faleminderit që më në fund e nxorre një fjalë të sinqertë edhe në aspektin jo pozitiv të themi”, tha Rama./tvklan.al