Jennifer Lopez dhe ylli i Hamilton Lin-Manuel Miranda janë bashkuar për krijimin e një kënge të re me titull “ Love make the world go round”.

Besohet se kjo këngë i kushtohet viktimave të ngjarjes tragjike në Orlando. Të ardhurat e fitimeve të këngës do të shkojnë për bamirësi, për familjarët e të prekurve latinë, në emër të Orlandos.

Të dy këngëtarët kanë postuar në rrjetin social Twiter, ku Jennifer Lopez shkruan: “Unë dhe Lin Manuel po punojmë në studio për diçka shumë të veçantë”. 

Data e lëshimit të versionit të plotë të këngës “ Dashuria e bën botën të ecë” nuk është njoftuar, por dihet që të ardhurat do të shkojnë për federatën “Projecto Somos Orlando”

si pasojë e ngjarjes në Orlando, ku 95% e viktimave ishin latinë./

tvklan.al