Jennifer Lopez përmes një postimi  të bërë në rrjetin social Instagram ka treguar se është rikthyer si imazhi i një fushate të re reklamash Versace.

Në fushatën Pranverë-Verë 2020, Jennifer Lopez së bashku me Kendall Jenner shfaqen në imazhe tejet sensuale.

Në njërën prej fotove të publikuara, Jenner shfaqet tërësisht nudo duke habitur jo pak fansat.

Në një prononcim për mediat në lidhje me fushatën, Lopez u shpreh: Për mua Versace përfaqëson fuzqizimin dhe vendosjen e diçkaje të bukur në botë. Është një ëndërr të bashkëpunosh përsëri me mikeshën time Donatella, në këtë fushatë të mrekullueshme.

Jennifer në këtë fushatë risjell edhe njëherë fustanin e gjelbër me motive xhungle, që u kthye në një nga më të komentuarit në shfaqjen e Versace në Javën e Modës në Milano./tvklan.al