Të rinjtë kërkojnë argëtimin me muzikë
Pas perëndimit të diellit për të shijuar freskinë e mbrëmjes dhe lënë pas temperaturat përvëluese, pushues te shumte i drejtohen shëtitoreve apo ambienteve të tjera për të kaluar orë ndryshe. Fillimi i Korrikut ka rigjallëruar jetën e natës në zonat turistike të Durrësit e Golemit duke sjellë një atmosfere ndryshe.
Club-et e natës dhe diskot verore ofrojnë argëtim me DJ dhe këngëtaret më me zë për ata që kërkojnë më shumë gjallëri.
Të rinjtë janë ata që e që shijojnë më shumë këtë atmosferë. Për ata që vijnë nga Kosova, investimet në jetën e natës janë të dukshme.
“Fantazi. Ndryshime shumë të mëdha ka”.
“Mirë shumë. Sidomos pas pandemisë, po ia dimë vlerat edhe më shumë, po e shijojmë. Një mundësi shumë e mirë për tu kënaqur e me pushuar”.
“Pjesa e shëtitores shumë e përshtatshme. Një evolucion i këndshëm”.
Numri i turistëve që kanë vendosur të pushojnë në Shqipëri, është rritur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë, duke shtuar edhe rezervimet nga shtetasit e huaj e duke dhënë shpresë për një sezon turistik të suksesshëm.
Tv Klan