Aktori i njohur me origjinë shqiptar, Jim Belushi përmes një postimi në Twitter ka shprehur dëshirën e madhe për të njohur sa më shumë shqiptarë kudo nëpër botë. Ai i ka kërkuar fansave shqiptarë që e shohin këtë postim, ta rishpërndajnë në mënyrë që të komunikojë me ta.

“Nëse je shqiptar, rishpërndaje këtë, do të doja të lidhesha me më shumë vëllezër dhe motra të mia shqiptarë në këtë platformë”, ka shkruar Belushi. /tvklan.al