Konsumimi i tepërt i sheqerit është i dëmshëm për shëndetin. Edhe ekspertët e shëndetit sugjerojnë që të zvogëloni konsumimin e sheqerit, në mënyrë që të keni një jetë të shëndetshme.

Por pavarësisht kësaj, ka shumë mënyra të tjera se si sheqeri mund  të jetë i dobishëm në jetën e përditshme.

Sheqeri mund të reduktojë dhimbjen që vjen nga djegia e gjuhës. Nëse keni pirë diçka të nxehtë dhe dhimbja që ndjeni është e padurueshme, thjesht vendosni pak sheqer në gojë dhe shikoni lehtësimin e dhimbjes.

Sheqeri mund të përdoret për të hequr njollat nga rrobat. Thjesht bëni një pastë me ujë të ngrohtë dhe sheqer. Aplikojeni në njollë dhe lëreni për të paktën një orë. Pas larjes do të shihni që njolla është zhdukur.

Sheqeri mund të përdoret edhe për t’i dhënë shkëlqim lëkurës. Përzieni pak sheqer me vaj ulliri apo edhe vaj kokosi dhe më pas aplikojeni në fytyrë. Kjo maskë bën të mundur bllokimin e poreve, largon puçrrat dhe e bën fytyrën më të freskët.

Sheqeri bën që buzëkuqi të qëndrojë më gjatë. Pas vendosjes së buzëkuqit  hidhni pak sheqer në buzë, lëreni për pak minuta dhe më pas hiqeni. Ky truk i thjeshtë funksionon gjithmonë.

Nëse doni që buzët tuaja të jenë të buta, mund të bëni një pastrim natyral duke përdorur sheqer. Mjafton të merrni pak vaj kokosi dhe nenexhik, më pas shtoni sheqerin. Masën që krijohet mund ta aplikoni në buzë dhe do shihni rezultatin.

Gjithashtu sheqeri mund të përdoret për të ndaluar rrjedhjen e gjakut, duke e aplikuar atë në plagë. Ka disa veti antiseptike, madje mund të veprojë si një dezinfektues./tvklan.al