Jolie, kolumniste e “Time”

Jolie, kolumniste e “Time”

17:46 20/06/2019

Përfaqësuese e organizatës për refugjatët “United Nations High Commissioner”, Angelina Jolie ka vendosur që kontributin e saj ta japë edhe nëpërmjet bashkëpunimit me revistën “Time”. 44-vjeçarja do të shkruajë për konfliktet dhe të drejtat e njeriut.

Artikulli i saj i parë, i publikuar në ditën botërore të refugjatëve, flet pikërisht në lidhje me krizën e emigracionit dhe rëndësinë për t’i ndihmuar ata dhe gjithë njerëzit në nevojë.

Ndër të tjera burimet për “HarpersBazaar” tregojnë se Jolie në shkrimet e saj do të fokusohet më shumë rreth humanizmit nisur nga eksperiencat e saj personale dhe situatave të prekura nga afër.

Por pavarësisht angazhimit të saj në organizata të ndryshme bamirësie Jolie vijon me projektet kinematografike dhe do të kthehet në ekranin e madh në tetor me Maleficent 2.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT