Në një fjalim para Parlamentit Europian në Strazburg, Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker kërkoi që procesi i zgjerimit të vazhdojë.

Junker tha se edhe pse në këtë mandat nuk do të jetë anëtarësime të reja Bashkimi Europian do të ketë më shumë se 27 anëtarë në të ardhmen.  

Junker është shprehur se për zgjerimin janë esenciale reformat që lidhen me forcimin e shtetit ligjor.

Një vend të veçantë në fjalën e Junker zuri Turqia që sipas tij ka bërë hapa prapa duke burgosur gazetarë dhe duke i konsideruar liderët e BE-së si fashistë apo nazistë.

Tv Klan