Këngëtari i njohur, Justin Bieber ka festuar ditën e djeshme 26-vjetorin e lindjes.

Urimet për të kanë qenë të shumta nga miq, familjarë dhe fansa. Por përmes një postimi në Instagram, Justin Bieber ka zbuluar edhe dhuratën e tij të ditëlindjes.

Ai ka postuar një foto ku shihet teksa shkëmben puthje me bashkëshorten e tij Hailey Baldwin.

View this post on Instagram

Your my birthday gift bubba

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber) on

“Ti je dhurata për ditëlindjen time, vogëlushja ime”, shkruan Justin bashkëngjitur fotos së postuar.

Ndërsa modelja ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram disa foto së bashku me këngëtarin dhe bashkëngjitur shkruan: Gëzuar ditëlindjen shoku im më i mirë. Faleminderit që vendos një buzëqeshje në fytyrën time çdo ditë. Të dua. /tvklan.al