Kadri Veseli kthehet nga Haga

Kadri Veseli kthehet nga Haga

16:35 11/12/2019

Skepticizëm në Kosovë për punën e Gjykatës Speciale

Është kthyer nga Haga pas intervistimit nga Dhomat e Specializuar Kadri Veseli, ish kryetari i Kuvendit të Kosovës njëherësh kryetar i PDK-së. Ai u prit nga shumë qytetarë të Kosovës .

“Qytetarët dhe ish ushtarët e UCK-së shprehen të jenë kundër kësaj gjykate”., u shpreh Veseli.

“Gjykata Speciale është formuar pas insistimit të Serbisë dhe Rusisë për të njollosur pastërtinë e luftës së UCK-së”. tha Agim Xhemajli, ish- ushtar i UÇK-së

Specialja ka synim të dëmtoj luftën e UCK-së”, shprehet një qytetar.

Gjykata Speciale është duke hetuar krimet e pretendruara të luftës si dhe ka mandate të merret edhe me ato të fazës së parë të pasluftës. Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 3 gusht të vitit 2015 me 82 vota për i patën thënë po themelimit të kësaj gjykate.

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi