Zjarrfikësit në Kaliforni po luftojnë zjarret në veri të këtij shteti që ka zhvendosur më shumë se 3,500 njerëz dhe tani po përhapet me shpejtësi.

I quajtur “Zjarri i Parkut”, shpërtheu mbrëmjen e së mërkurës që ishte dita e fundit të një vale të re të të nxehtit që goditi rajonin dhe që deri më tani  ka djegur rreth 290,000 hektarë tokë .

Më shumë se 1,150 zjarrfikës po punojnë për të shuar zjarrin, i cili aktualisht është vetëm 3 për qind i kontrolluar. Mediat amerikane shkruajnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe është arrestuar një person .

Zjarret kanë përfshirë edhe Kanadanë perëndimore, ku u shkatërrua një pjesë e qytetit turistik Jasper.

 “Më shumë se 400 zjarrfikës nga Australia, Zelanda e Re, Meksika dhe Afrika e Jugut janë në rrugën e tyre për në Kanada për të ndihmuar ekipet tona të shuajnë zjarret në Alberta,” shkroi kryeministri kanadez në  rrjetet sociale.

Rreth 25,000 njerëz, duke përfshirë banorë dhe vizitorë, u detyruan të evakuojnë qytetin turistik të njohur Jasper dhe rrethinat e tij.

Klan News